Pyetjet e shpeshta

Këtu do të ju sqarojmë për pyetjet që ju do të i shtroni  rreth shfrytëzimit të kësaj faqe.

Si mundë të blehet një produkt përmes kësaj faqe?

Në këtë faqe do të ket produkte prej më të ndryshme në shitje. pronari i produktit ka tri opcione për të vendosë çmimin për produktin e tij:

1.Çmimi fiks

2. I negociueshëm dhe

3. Na thërritni në tel.

Për shitësit është e preferueshme të vendosë një çmim, do jetë më i qasshëm dhe më interesant për blerësin e mundshëm. Pos telefonit, shumë e preferueshme është edhe një emajl adresë. 

Merrni kontakt përmes telefonit apo emajlit, sqarohuni për produktin dhe nuk preferohet të bëhet pagesa para se të shikohet produkti.  Pasi ta keni parë produktin, nëse i plotëson kërkesat tuaja atëhere bën pagesë dhe merr produktin.

Si të shitni produktet tuaja

Si pronar i një produkti që keni vendosë ta shitni, në gjende të re apo të përdorur, duhet që së pari të i plotësoni ca kushte normale.

1.Regjistrimi në faqen tonë

Duhet që të regjistroheni me emër dhe mbiemër dhe adresë të sakt dhe me të dhënat tjera të cilat kërkohen. Pastaj zgjidhni kategorinë, llojin e produktit, vendin dhe ca fotografi.

Nuk lejohen fotografi të cilat shfaqin, pornografi, nxisin urrejtje raciste, fetare e nacionale, kriminalitet dhe brutalitet etj. Fotografitë duhet të jenë ato të produktit foto origjinale apo të kopjuar por që definon produktin për shitje.

Numri i telefonit dhe një emajl adresë fuksionale, janë dy gjëra pa të cilat nuk do të funksionojë ashtu si duhet shit-blerja e një produkti. 

Mos e dërgoni produktin përmes postës nëse nuk është bërë pagesa. Ose me lekë në dorë, si thonë!

Marrja e një përgjigjeje nga stafi jonë

Ne nuk mundemi të përgjigjemi për produktet të cilat janë shpallur për shitje. Nuk mbajmë përgjegjësi për ato. Ne përgjigjemi vetëm rreth funksionimit të faqes sonë. Ndihmojmë, udhëzojmë apo sqarojmë se si mundeni të bëni blerjen, shitjen, aktivizimin e produkteve tuaja.

Pse shërbime falas?

Falas sepse ju nuk paguani asnjë qindarkë për të bërë shpalljen tuaj për shitje, blerje, qera apo ndonjë reklamë. Të tërat janë falas. Nuk ka asnjë konverzacion apo transaksion e cila në mënyrë të fshehur do të ju obligojë për donjë borxh apo pagesë. 

pra AlbaniaService-Shërbime falas, ju ofron shërbime pa kosto dhe plotësisht falas.

Do pyetni pse e bëjmë këtë dhe kush i mbulon shpenzimet?

Shpenzimet i bëjmë vetë dhe e bëjmë që të na shpërblehet në të ardhmen.