Rregullorja

Kushtet e përgjithshme

Të drejtat autoriale

E gjithë përmbajtja në këtë faqe të internetit si tekstet, fotografitë, logot, ikonat, shkarkimet dhe softverët

janë pronë e AlbaniaService dhe çdo përdorim i tyre për ndonjë aktivitet tjetër ndëshkohet me ligj. Kurse

AlbaniaService si pronë të sajë ka të drejtë t'i përdorë për neoja të saja në çdo aspekt.



Shpalljet private

Shpalljet private janë për individët me të drejta ligjore për të nënshkruar kontrata për shit-blerje. Shpalljet private duhet

të bëhen në përputhje me rregullat dhe udhëzimet e ligjit të Organizatës për Mbrojte të Konsumatorëve dhe rregullat e

tjera të Kosovës lidhur me konsumatorët.

AlbaniaService ka të drejtën nëse një shpallje duhet të klasifikohet si shpallje private.

Shpalljet për kompani

Shpalljet për kompani janë për përdorim nga kompanitë që janë të regjistruara në institucionet shtetërore. AlbaniaService

ka të drejtën për të vendosur nëse një shpallje duhet të klasifikohet si një shpallje për kompani.

Shërbimet

Të gjitha shërbimet e shpallura duhet të ofrohen në përputhje me rregullat dhe standardet e AlbaniaService.


AlbaniaService nuk mbështet qëndrimet dhe mendimet e shprehura nga faqet e internetit me të cilat AlbaniaService është i lidhur.

Fotografitë dhe videot

Këto janë rregullat për ngarkimin e fotografive dhe videove:

  • Ato duhet të jenë në lidhje me produktin ose shërbimin që është në shpallje.

  • Nuk lejohet përdorimi i fotografive në më shumë se një shpallje njëkohësisht. Për automjete, fotot apo videot

    duhet të jenë të artikullit aktual që është në shpallje.

  • Ato nuk duhet të pëmbajnë logo, emra të kompanive, faqe të internetit, ose ndonjë informatë tjetër që mund

    të interpretohet në përgjithësi si marketing i biznesit.

  • Nuk ju lejohet të merrni fotografi ose video nga shpalljet e tjera pa lejën e shpallësit.

  • Ato nuk duhet të përmbajnë material me të drejtë autoriale si fotografi nga filmat apo nga muzika e mbrojtur.

AlbaniaService ka të drejtë t’i largojë fotografitë apo videot nga shpalljet nëse ato shkelin këto rregulla.

Artikujt dhe shërbimet e paligjshme

AlbaniaService vendos ndalesa në artikujt dhe shërbimet që mund të shpallen. Artikujt dhe shërbimet që

janë të paligjshme me ligj nuk do të publikohen.

Materialet me të drejta autoriale

CD-të dhe DVD-të e kopijuara si softveri i PC-së, lojërat kompjuterike dhe video-lojërat, si dhe filmat nuk lejohen

të shpallen. Shitësit e këtij lloji të artikullit duhet ta vërtetojnë se produkti i tyre është origjinal.

Armët

Sipas ligjeve standarde, leja për posedim të armës është e domosdoshme. Kjo duhet të theksohet në shpallje nga shpallësi.

Përmbajtja ofenduese

Një shpallje konsiderohet ofenduese nëse posedon:

  • Përmbajtje raciste

  • Përdorim ofendues të emrave historik të grupeve etnike.

  • Fotografi dhe video klipe me përmbajtje pornografike, raciste..

Përgjegjësia

AlbaniaService nuk është përgjegjëse për natyrën e produktit apo shërbimit të shpallur. Kjo përgjegjësi i takon

vetëm shitësit ose blerësit.

Ofertat joreale

AlbaniaService ka të drejtë të refuzojë shpallje me përmbajtje që konsiderohen të jenë oferta joreale.

Marka tregtare

Të gjitha fotografitë dhe videot janë të publikuara me një markë tregtare të AlbaniaService. Kjo bëhet me qëllim që të

parandalohet përdorimi i tyre në një kontekst tjetër.

Bashkëpunimi me institucione shtetërore

AlbaniaService bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe autoritetet të tjera për të kundërvepruar ndaj aktiviteteve të

paligjshme që mund të ndodhin në faqen e internetit. Identiteti i personave që ushtrojnë aktivitete të paligjshme mund të

zbulohet përmes IP adresave, numrave të telefonit dhe të dhënave të tjera që kërkohen nga autoritetet zyrtare.

Emaili

Emaili është mjeti më i zakonshëm që përdoret për komunikim mes përdoruesve të AlbaniaService, por ju nuk ju kërkohet të

shkruani emailin tuaj kur të regjistroni një shpallje. Si një shpallës, i përmendur në tekstin përshkrues të shpalljes ju mund të

kontaktoheni vetëm përmes telefonit nëse ju preferoni.

Nëse ju regjistroni një email adresë, ajo do të përdoret vetëm për dërgimin e të dhënave lidhur me shpalljen tuaj.

Mbrojtja e të dhënave dhe privatësia

Ne japim më të mirën e punës sonë për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale kur ju përdorni faqen e internetit të AlbaniaService.

Por as nuk mundemi të sigurojmë 100% e as të garantojmë siguri absolute.

Cookies/Tekonologjia përcjellëse

AlbaniaService përdor teknologjinë përcjellëse (“cookies” – dosje të vogla tekstesh që ruhet në kompjuterin tuaj) që implementohet në

sistemet e reklamimit dhe i llogarit vizitorët unik. Kjo na mundëson neve mbledhjen e statistikave rreth vizitorëve tanë për përdorim të

brendshëm si dhe për t’u siguruar se ju nuk do të shihni të njejtat hapsira reklamuese gjatë gjithë kohës që ju jeni në faqen tonë të internetit.

Teknologjia përcjellëse është anonime dhe nuk përmban të dhëna personale.

Nëse ju dëshironi ta deaktivizoni teknologjinë përcjellëse, këtë mund ta bëni në rregullimet e shfletuesit tuaj (browser settings).

Ndryshimet

AlbaniaService mbanë të drejtën në çdo kohë për të bërë ndryshime në webfaqen tonë ose kushtet e përdorimit. Këto ndryshime

hyjnë në fuqi nga momenti i publikimit të tyre në faqen e internetit.

Kontaktoni AlbaniaService:

info@albaniaservice.com

Përshkërimi:

Duhet të përshkruan artikullin ose shërbimin i cili ofrohet në shpallje. Kopjimi i përshkrimit të ndonjë shpalljës tjëtër është e ndaluar.

Kategorizimi:

Artikulli ose shërbimi duhet të kategorizohet në atë kategori që i përshtatet më së miri. Korrigjimi i kategorisë nga stafi mund te ndodhë

nëse shpallja eshte publikuar ne kategorinë e gabuar.

Duplikime:

Nuk lejohet që e njejta shpallje të shpallët më shumë se njëherë. Fshij shpalljen e parë dhe krijo një shpallje të re.

Fotografia:

Fotografia përkatëse duhet të jetë përshkruese për artikullin ose shërbimin. Logo janë të ndaluara.

Artikuj/shërbime të kundërligjshme:

Artikuj apo shërbime të cilat janë në kundershtim me ligjin nuk lejohën të shpallen.

Përgjegjësi:

Shpallësi ka personalisht përgjegjësi për shpalljen. AlbaniaService nuk mbane përgjegjësi për artikujt apo shërbimet të cilat shpallën.

E-mail:

Email-i eshtë i obligueshëm por nuk do të publikohet në shpallje.